Bomba nga Gjermania: Dështon marrëveshja Milan-Rangnick
Ralf Rangnick nuk do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm.

Kicker bën të ditur se gjermani është i gatshëm të rinovojë kontratën që e lidh atë me klubin Leipzig, dhe kuqezinjtë nga ana tjetër vendosën të vazhdojnë me Stefano Piolin, shkruan Albeu.com.

Lajmi u konfirmua më pas dhe nga Bild, i cila citoi burime të brendshme nga Leipzig, dhe nga agjenti i Rangnick, Mark Kosicke:

"Milani dhe Rangnick janë pajtuar që kjo nuk është koha e duhur dhe se për momentin nuk ka një bashkëpunim. Për këtë arsye, dhe duke marrë parasysh rezultatet e mira të Piolit, u vendos bashkërisht që Ralf nuk do të marrë ndonjë rol në Milano ".

Ndërkohë, Ragnick aktualisht është drejtor sportiv te Leipzig prej vitit 2018, ndërsa më parë ka drejtuar si trajner Schalke 04, Hoffenheim, dhe si Leipzig për një sezon 2015-2016. /albeu.com/


View this post on Instagram

Ralf Rangnick nuk do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kicker bën të ditur se gjermani është i gatshëm të rinovojë kontratën që e lidh atë me klubin Leipzig, dhe kuqezinjtë nga ana tjetër vendosën të vazhdojnë me Stefano Piolin, shkruan Albeu.com. Lajmi u konfirmua më pas dhe nga Bild, i cila citoi burime të brendshme nga Leipzig, dhe nga agjenti i Rangnick, Mark Kosicke: "Milani dhe Rangnick janë pajtuar që kjo nuk është koha e duhur dhe se për momentin nuk ka një bashkëpunim. Për këtë arsye, dhe duke marrë parasysh rezultatet e mira të Piolit, u vendos bashkërisht që Ralf nuk do të marrë ndonjë rol në Milano ". Ndërkohë, Ragnick aktualisht është drejtor sportiv te Leipzig prej vitit 2018, ndërsa më parë ka drejtuar si trajner Schalke 04, Hoffenheim, dhe si Leipzig për një sezon 2015-2016. /albeu.com/

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇰 (@sportalbeu) on

Shtuar më 21/07/2020, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori