FSHF prezanton Rejën, italiani: Nuk erdha me këmbën e mbarë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka prezantuar para mediave trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Reja. Numri një i Federatës shpreson që skuadra të kthehet në rrugën e mbarë. Pas urimit të rastit nga presidenti Duka, fjalën e ka marrë trajneri Edi Reja.

"Përshëndetje të gjithëve, shpresoj të kemi një bashkëpunim të mirë. Shpresoj të kemi një marrëdhënie të mirë me shtypin. Dua të falenderoj presidentin Duka që besoi me mua.

"Jemi takuar pas ndeshjes me Turqinë dhe erdha të shoh disa lojtarë. Nuk ishte eksperiencë e mirë, pasi Shqipëria humbi. Ekipi nuk ishte në kushtet maksimale.

Çfarë ju bindi të nënshkruani dhe objektivi juaj?

Nuk nënshkruaj më shumë se një vit në asnjë punë. Kam kontratë deri në nëntorin e 2019. Kisha mundësi të trajnoj në Itali, por thashë se nuk do të drejtoj më një klub vetëm kombëtare. Nëse do më vinte një kombëtare do e merrja në konsideratë. Takova Duka dhe folëm. Më pas, ai më mori në telefon dhe më tha nëse do të doja të merrja Shqipërinë. Më vjen keq për Panuccin që nuk i shkoi mirë, më ka qëlluar dhe mua në karrierën time të gjatë të mos shkojnë gjërat si duhet. Jam i kënaqur për këtë eksperiencë, pasi nuk është njësoj si në kombëtare si në klub. Më duhet të ndjek lojtarët dhe t'i përzgjedh. Objektivi im është të jap maksimumin tim. Nuk jam një person që premtoj shumë dhe them se do bëj namin. Do mundohem të bëj maksimumin tim dhe aq.

Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë këshillë nga ai?

Igli Tare më telefonoi dhe më tha: 'Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap'. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë. Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova. Do e takoj kur të jem atje.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?
Më pëlqen të ndërtoj një ekip që sulmon dhe agresiv. Kjo është filozofia ime dhe nuk ndryshon pavarësisht rezultatit. Kjo varet dhe nga grupi që ke në dispozicion.

Shtuar më 17/04/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori