E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin pas disfatës me Turqinë, kush e zëvendëson
FSHF ka shkarkuar nga dëtyra trajnerin e kombëtares shqiptare Cristian Panuçi pas rezultateve tejet të dobta gjatë ndeshjeve të fundit.

Vendimi i FSHF është marrë pak më parë, ndërkohë ekipi do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema në ndeshjen kundër Andorrës.

"Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panuçi. E falenderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual", deklaron FSHF në faqen e saj zyrtare.

Shtuar më 23/03/2019, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori