Ashtu siç ishte parashikuar, Federata Shqiptare e Futbollit ka
shkarkuar disa nga
trajnerët e
moshave, teksa i vetmi që ka shpëtuar ka qenë Alban Bushi i Shpresave.
Erjon Bogdani nuk do të jetë më trajner i
Kombëtares U-19, vendin e tij e ka zënë, ish-mbrojtësi Nevil Dede. Ndryshime edhe në Kombëtaren U-17 teksa pas largimit të Mustedanagiç, i cili do të mbajë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, vendin e tij e ka zënë shkodrani Elvis Beqiri.
Nuk mund të shpëtonte nga ky ristrukturim as trajneri i
Kombëtares U-15 Eqerem Memushi. Vlonjati është
shkarkuar, pozicionin e tij e ka marrë Armand Damo. Të gjithë
trajnerët e rinj pritet të prezantohen ditën e nesërme.
Shtuar më 26/11/2018,
ora 16:00