Herolind Shalës i del pija dhe sqaron postimin armiqësor ndaj Shqipërisë (FOTO LAJM)

Postimi sot
Herolind Shalës duket se i ka dalë "dehja" nga fitorja e merituar e Kosovës ndaj Shqipërisë dhe tashmë ka filluar të logjikojë pas statusit të mbrëmshëm plot mllef.

Përmes një postimi të disa minutave më parë, ai ka kërkuar falje përse u shpreh ashtu pas ndeshjes duke thënë se ishte reagim ndaj Panuçit dhe disa gazetarëve, të cilët sipas tij e kishin nënvlerësuar.

Kosova fitoi bindshëm mbrëmë me një lojë shumë të bukur ndaj kombëtares së shpërfytyruar të Shqipërisë dhe ishin të shumtë ata që u gëzuan nga fakti që më në fund, shqiptarët kanë edhe një tjetër kombëtare dinjitoze.

Por, shijen e gjithë kësaj ia prishi postimi i Herolind Shalës pas ndeshjes, i cili nuk i kurseu notat armiqësore ndaj Shqipërisë.

Postimi i Herolind Shalës
Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF.

Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për tu rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë.

Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë.

Mbi të gjitha un jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përqarë dy tifozëritë por tregova arsyejen për se.

Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd.

Faleminderit për mirëkuptim shqiptarë kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova.

Postimi i djeshëm
Na nënçmuat? Në rregull ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faliminderit bashkëatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!
Shtuar më 30/05/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori