Konferencë e jashtëzakonshme, Spanja mund të mbetet pa trajner
Pëlqej
Vetëm një ditë na ndan nga fillimi i Botërorit "Rusia 2018", dhe kombëtraja e Spanjës është e alarmuar.

Trajneri i saj Julen Lopetegui ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp që do të mbahet sot në orën 10:30.

Mediat spanjolle po e lidhin këtë konferencë më një largim të mundshëm të tij nga Kombëtarja spanjolle për faktin se ai tashmë është konfirmuar edhe si trajner i Real Madridit.

Gjithashtu raportohet se Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është i zemëruar pse Lopetegui ka negociuar dhe e ka zyrtarizuar kalimin në Real Madridi në një kohë të papërshtatshme dhe kjo mund të çoj në shkarkimin e tij nga detyra si drejtues i kombëtares spanjolle. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori