McGregor dënohet me gjobë dhe 6 muaj heqje patente
Kampioni irlandez i arteve mikse marciale, Conor McGregor është dënuar me 1000 euro dhe i është pezulluar patenta për 6 muaj, pasi kishte kaluar cakun e shpejtësisë së lejuar me makinën e tij.

Ai ka qenë duke i dhënë makinës më 160 km/orë, kur shpejtësia maksimale e lejuar ishte 100km/ orë. Pas disa seancash të zhvilluara ka ardhur vendimi për ti hequr patentën, duke e bërë këtë herën e 12-të që gjobitet irlandezi.

Conor është në pritje të një vendimi, këtë herë nga komisioni i sportit për trazirat e shkaktuara në ndeshjen kundër Khabib, të cilën nuk arriti dot ta fitonte.
Shtuar më 10/12/2018, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori