Panucci nuk i ndahet Nishanit, ngre padi të re
Pëlqej
Pak ditë më parë trajneri i Kombëtares, Cristian Panucci ngriti një padi kundër ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani për shkak se pretendonte se ky i fundit e kishte ofenduar për punë e bërë dhe si shpërblim kërkonte 100 mijë euro.

Pas shqyrtimeve të nevojshme, gjykata e ktheu mbrapsh këtë padi të ngritur nga Panucci me arsyetimin se kishte disa mangësi në formulimin e saj.

Megjithëse padia u kthye për riformulim, Panucci nuk u ndal dhe ka ridërguar këtë kërkesë ku edhe është pranuar nga gjyqtarja Anila Karanxha.

Gjykata tashmë i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2018, ora 15:18
GOLI
e Hënë 17 Shtator 2018, Ora 16:08
PATJETER DUHET LARGUAR KETE BRETKOCE KREKOSESE NGA SHQIPERIA......
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori