PD nxjerr dokumentet: Valdrin Pjetri i arrestuar dhe dënuar për drogë në Itali (FOTO LAJM)

Partia Demokratike ka publikuar sot disa dokumente nga kuestura e Firences sipas të cilave Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i Shkodrës i zgjedhur në 30 qershor figuron i arrestuar dhë dënuar për drogë në Itali.

Gjatë një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar dokumentet e Kuesturës së Firences ku është e shkruar për arrestimin e Pjetrit në 23 janar 2003 në Firence bashkë me Altin Dodën.

Sipas Bardhit, Valdrin Pjetri ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar dënimin e menjëhershëm.

Pjetri është dënuar me 18 muaj burg i cili është pezulluar nga Gjykata.

Në shkurt të vitit 2003, Valdrin Pjetri është dëbuar nga Italia me vendim gjykate për 7 vite rresht.
Shtuar më 13/08/2019, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori