Plas me armë në mes të Tiranës
foto ilustruese
Një 30 vjeçar është qëlluar me armë në mes të Tiranë gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 në rrugën "Myslym Shyri" duke terrorizuar qytetarët që po kalonin aty.

Për fat të mirë, i riu ka shpëtuar vetëm duke u plagosur, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Policia nuk jep detaje në lidhje me identitetin dhe rrethenat e ngjarjes, por kjo është e disata herë që brenda një periudhe të shkurtër në qytetet e vendit qëllohet me armë nës mes të ditës dhe mes të qytetarëve.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 11:30
rrugënMyslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 22/08/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori