Spanja mbetet pa trajner një ditë para Botërorit
Pëlqej
Vetëm një orë më parë u njoftua konferencva e jashtëzakonshme nga tekniku i Spanjës, Julen Lopeteguin.

Tashmë mësohet se Spanja ka mbetur pa trajner pasi Lopeteguin është shkarkuar nga detyra një ditë para nisjes së Botërorit.

Shkarkimi i tij erdhi pasi Real Madridi njoftoi dje se Lopetegui do ta marrë drejtimin e klubit madrilen menjëherë pas Kupës së Botës dhe kjo gjë nuk është pëlqyer nga drejtuesit e Klubit.

Gazetarët prisnin që në konferencë të dilte trajneri, por në vend të tij ka dalë presidenti Rubiales, i cili ka njoftuar edhe shkarkimin. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori