E FUNDIT/ "Sportmediaset" zbulon vendimin e UEFA-s për dënimin e Ronaldos (VIDEO)


Cristiano Ronaldo do të jetë në të dyja sfidat me Ajax-in në Ligën e Kampionëve dhe do të marrë vetëm një gjobë nga UEFA ashtu si Simeone.

Ky është lajmi ekskluziv që ka publikuar sot "Sport Mediaset". Kjo media bën me dije se Komiteti Displinor i UEFA-s u takua dhe vendosi për dënimin e portugezit, i cili i tregoi b*olet tifozëve të Atletikos.

Kështu ai do të gjobitet si Simeone me nje gjobë disi më të majme (më shumë se 20 mijë euro) dhe do të jetë rregullisht në ndeshjet kundër Ajakx-it. Edhe nëse do të dënohet mësohet se Juventusi do të apelojë vendimin, por gjasat për dënim janë të pakta.

Mbetet të shihet nëse ky lajm ekskluziv i "Sport Mediaset" do të vërtetohet ose jo.
Shtuar më 21/03/2019, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori