Turqit godasin anijen greke në Egje, retorikë lufte mes dy vendeve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndërkohë që mes Turqisë dhe Greqisë janë shtuar zërat që kërcënojnë edhe me konflikt ushtarak, një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmë në ishujt e kontestuar mes dy vendeve.

Mediat greke bëjnë me dije se pak para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, të cilët grekët i quajnë "Imia", kurse turqit "kardak", një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det, përcjell Albeu.com.


Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke.

Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë për shkak të dy ishujve shkëmbor, për të cilët Greqia dhe Turqia ishin në prag të një konflikti në shkallë të gjerë në vitin 1996. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2018, ora 13:44
Tage: anije grek
LUFTA ballkanike
e Martë 13 Shkurt 2018, Ora 13:36
LUFTA NUK SESHT ASPAK E MIRE POR QE GREKET E KANE HAK TE PUSHTOHEN NGA TURKU PASI JANE KOMB LEGEN
PERVECSE EDHE SHUM TOKA SHQIPTARE I KANE PUSHTUAR SI DHE KANE LARGUAR POPULLSINE AUTOKTONE SHQIPTARE NGA GJITH VERIU I GREQISE
TANI KERKOJNE EDHE HAPESIRA TE TJERA DETARE DHE HISTORI TE SHPIFURA ME VORIO EPIR TERM I CILI KURRE NUK ESHT OERDORUR ME PARE NE HISTORI
NE JUG TE SHQIPERISE ARRITEN TE NDERTOJNE VARRE PER USHTARET PUSHTUES NE SHQIPERI
NUK ZGJIDHET ASGJE ME GREKUN PA NJE LUFTE BALLKANIKE TE RE
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori