E gjithë Italia qau, Higuain do i'u përlotë të gjithëve (VIDEO)

Pëlqej
Gonzalo Higuaín është padyshim një nga futbollistët i cili ka dhuruar shumë emocione në fushë. Por së fundmi argjentinasi ishte ishte i ftuar në shfaqjen italiane “C’e posta per te” (Unë kam një letër për ty), ku ka prekur të gjithë Italinë.

Prindërit e Luigi, ndjekës të rregullt të “El Pipitës”, donin të befasonin djalin e tyre për të treguar mbështetjen e tij pas vdekjes së vitit të kaluar të vëllait, Salvatore, kur ai ishte vetëm 17 vjeç.

Të gjithë të pranishmit filluan të qanin, kur Higuain u shfaq në befasi në program dhe i dha fanellën e tij Luigi, duke shkaktuar emocione të forta. Ai gjithashtu, i dha Luigi dy bileta për të vizituar Nju Jorkun,që ishte ëndrra e vëllait të tij, Salvatore./albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori