E jashtëzakonshme, Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Evropës
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e re e Evropës. Xhudistja nga Kosova e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Kampionia evropiane, botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi, në finalen e madhe e mposhti para pak minutash rusen Alesya Kuznetsova me Ippon.

Kelmendi në gjysmëfinale eliminoi portugezen, Joana Ramos, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2017, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori