E konfirmon për Albeun: Ylli Shameti drejt riaftësimit, mbrojtësi rikthehet për Gjilanin në këtë datë (VIDEO)
Ylli Shameti është shumë pranë
riaftësimit. Ish-mbrojtësi i Kukësit i cili iu bashkua Gjilanit në merkaton e verës që lamë pas tani po vijon rregullisht fazën e
riaftësimit, shkruan Albeu.com.
I pyetur nga Albeu.com,
Shameti thas se shpreson të rikthehet pas 1 muaji në fushë dhe është gati për debutim te skuadra kosovare.
Ai ka publikuar një video në Instagram teksa shafaqet nga palestra duke u stërvitur.
Ndërkohë skuadra e Gjilanit këtë sezon po zhvillon një kampionat mjaft të mirë teksa pas 12 javësh kampionat mban vendin e 3 me 24 pikë vetëm 2 pikë larg kreut që mbahet nga FC Ballkani. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2019,
ora 18:08