E pazakontë ajo çfarë kërkon Vllaznia në "Facebook" (FOTO LAJM)
Pëlqej
Vllaznia pak minuta më parë ka bërë një lëvizje shumë të pazakontë për sa i përket një klubi futbolli profesional.

Në faqen zyrtare të klubit është postuar një njoftim ku klubi kërkon drejtor sportiv dhe trajner, vende që janë vakand dhe kërkon të interesuarit të dërgojnë CV në klub. Ja njoftimi i plotë:

NJOFTIM
KF Vllaznia sh.a, duke parë interesin e lartë dhe për të ofruar mundësi të barabarta, fton të gjithë të interesuarit për pozicionet:
1. Drejtor Sportiv
2. Trajner i ekipit Vllaznia
të dorëzojnë një Curriculum Vitae dhe një platformë pune në adresën e-mail: [email protected] ose dorazi pranë zyrës së Klubit në ambjentet e Bashkisë Shkodër. Afati për dorëzimin e materialeve të kërkuara është dita e premte, datë 27.07.2018, ora 12.00. /albeu.com/
E pazakontë ajo çfarë kërkon Vllaznia në "Facebook" (FOTO LAJM)

Shtuar më 25/07/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori