E pëson Skënderbeu, Uefa i merr mijëra euro dhe i heq tifozët
Pëlqej
Koret e tifozëve me karakter racist në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në Europa League i kushtojnë shtrenjtë klubit korçar. Bardhekuqtë janë njoftuar gjatë ditës së sotme nëpërmjet një emaili zyrtar nga Uefa për dënimin me 60 mijë Euro gjobë dhe 1 ndeshje pa tifozë si pasojë e sjelljes së tifozë të klubit shqiptar në ndeshjen e së enjtes së shkuar me Partizanin e Beogradit.

Një gjobë e rëndë për klubin korçar, që në një ecuri të jashtëzakonshme në Europë, penalizohet nga tifozët e saj me një shumë të konsiderueshme, edhe pse mbështetësve i ishin krijuar të gjitha komoditet e nevojshme për të qenë të pranishëm në stadium në ndeshjen me serbët. Klubi i ofroi jo vetëm udhëtimin falas drejt Elbasanit por gjithashtu dhe bileta falas duke kërkuar prej tyre vetëm një sjellje shembullore në shkallët e stadiumit, në mënyrë që të shmangeshin penalizime të këtij lloji nga qeveria e futbollit europian. Gjithsesi koret me karakter racist në këtë përballje nuk munguan duke sjellë dhe ndëshkimin e klubit të Skënderbeut me shumën prej 60 mijë Eurosh, e cila fare mirë mund të ishte përdorur për dicka shumë më të vlefshme nga ana e bardhekuqve, si në përmirësimin e insfrastrukurës sportive, jo vetëm të ekipit të parë por dhe të skuadrave të moshave.

Gjithashtu dhe ndëshkimi për të luajtur pa tifozë ndeshjen me Dinamon e Kievit, e fundit në grup, penalizon gjithashtu në aspektin financiar klubi korcar ashtu si dhe në atë sportiv, pasi jo vetëm nuk do të ketë përfitim nga shitja e biletave por njëkohësisht nuk do të ketë as mbështetje në tribuna nga ana e asaj pjese të tifozerisë, që në ndeshjet e këtij edicioni ka qenë mëse korrekte duke u penalizuar tashmë nga veprimet e një grupi të papërgjegjshëm tifozësh, që në këtë rast nuk bëjnë gjë tjetër vecse penalizojnë drejtëpërdrejtë skuadrën e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori