Qytetari nga Kuçova kërcënon se do të hidhet nga shtylla
E refuzuan për futbollist, historia e talentit që dëshironte të shkatërronte Perëndimin
Pëlqej
21-vjecari Mame Fily Sall ëndërronte të bëhej futbollistdhe shkoi në Itali nga Senegali në moshën 13-vjecare për t’ju përkushtuar ëndrrës së futbollit.

Ai u regjistrua te akademia e Veronës ku qëndroi deri në vitin 2016, por në atë kohë kohë jeta e tij merr një tjetër rrjedhë. Klubi italian vendosi ta largonte pasi ai nuk i kishte cilësitë e duhura për të qëndruar në këtë ekip dhe e dëboi. Zhgënjimi i madh që i solli dëbimi nga Verona bëri që ai të kishte një urrejtje të madhe për perëndimin.

Sall nisi kështu të planifikonte një sulm me disa substanca kimike dhe me armë zjarri. Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë kishte planifikuar të bënte, por policia e pikasi në kohë.

Sall u përcoll për në aeroport nga policia italiane dhe mendohet se nuk do të shkelë territorin e Italisë për 5 vite./albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori