E RËNDË/ Alpinistja 16 vjeçare bie nga 150 metra gjatë ngjitjes
Dramë në sportin e alpinizmit. 16-vjeçarja franceze Luce Douady, e konsideruar si një talent në këtë sport, ka ndërruar jetë ditën e diel. Ajo është rrëzuar nga një distancë prej 150 metrash, gjatë një stërvitje në shkëmbinjtë e Luisset.

Kjo zonë është në kufijtë e komunave malore të Crolles dhe Saint Pancrasse, në Issere. Alpinistja e re franceze shoqërohej nga 8 miq të saj në këtë ngjitje.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim rreth ngjarjes, për të sqaruar arsyet e rënies së alpinistes së re. Ngjitja që ajo po bënte kishte disa masa mbrojtëse, por jo të mjaftueshme
Shtuar më 16/06/2020, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori