E RËNDË/ Gjendet i vdekur në makinë futbollisti i kombëtares amerikano-latine (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë në makinën e tij. 30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma.

Ngrihen hipotezat se lojtari mund të ketë refuzuar, ta dorëzojë makinën e tij tek hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin atë. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.

Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur të gjithë futbollin venezuelian.

Edhe njëherë tjetër ndodh vrasje e një futbollisti, ku vetëm pak ditë më parë u vra në Meksikë, lojtari Mirsha Herrera.
Shtuar më 19/07/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori