E RËNDË/ Ndërron jetë vëllai i Kristi Vangjelit, edhe ai futbollist
Humbja e madhe për Kristi Vangjelin dhe familjen e tij.

Vëllai i tij, Pavli, 36 vjeç, u nda nga jeta për arsye shëndetësore dhe tashmë është kuptuar edhe largimi i korçarit nga Tirana që në muajin dhjetor.

Ditën e sotme lajmi i vdekjes së Pavlit ka marrë dhenë. Ai jetonte e punonte në Australi, ku stërviste ekipe moshash.

Vëllai i futbollistit të bardhebluve kishte qenë aktiv në fushë deri para dy vitesh.

Pavli Vangjeli ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK U20. Ai luajti në disa klube në Greqi, në kategori të ndryshme.

Mesazhet e ngushëllimit për Kristin dhe familjarët kanë qenë të shumta për këtë humbje të madhe.
Shtuar më 04/02/2021, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori