E rrallë në Serinë A, 3 gola për 14 minuta
Një nga lojtarët e spikatur sezonet e fundit në Seria A, është padyshim Domeniko Berardi në radhët e Sasuolos.

Në takimin e javës së dytë, në shtëpi ndaj Sampdorias, 25-vjeçari shënoi një tripletë, në vetëm 14 minuta, diçka e rrallë në Serie A.

Berardi e hapi “festivalin e golave në minutën e 29-të, ku shënoi me të majtën brenda zone pas një pasimi të gjatë nga krahu i majtë.

Më pas, në minutën e 36-të, talenti shfrytëzoi sërish një krosim nga e majta, ndërsa këtë herë gjeti golin e dytë me kokë.

Më pas, goli më i bukur erdhi në minutën e 43-të, ku nga rreth 20 metra, lëshoi një të majtë të fortë, që nuk i la asnjë mundësi portieri Audero të Sampdorias, duke kompletuar kështu tripletën personale.

Në fund Sasuolo fitoi me rezultatin e thellë 4-1.
Shtuar më 02/09/2019, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori