E vështirë për tu besuar, zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale
Vdekja e Diego Armando Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime.
Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit.
Një javë pas vdekjes, do të fillojnë të bëhen
analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë.
Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se
zemra e Diegos
peshonte 2 herë më shumë se një zemër
normale.
Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe
peshonte rreth 500 gramë, dyfishin e sasisë
normale.
Ky element pritet të vlerësohet ditën e sotme në
analizat që do të
kryhen, së bashku me studimet e tjera toksikologjike, përmes së cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të ndërronte jetë.
Këto analiza do të
kryhen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 11:19