E vetme mes gjithë djemve, njihuni me tatuazhisten 18 vjeçare në Tiranë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një vajzë vetëm 18 vjeç nga Bulqiza ka arritur të bëhet e famshme në Tiranë e ndihmuar nga talenti i saj për pikturë.

Erkejda Çupi sapo ka përfunduar gjimnazin "Petro Nini Luarasi" me rezultate të shkëlqyera dhe në tetor pret të fillojë studimet e larta për arkitekturë.

Ajo është e vetmja vajzë në studion "Olsi Tatoo" dhe shpesh bie në sy te njerëzit që shkojnë për të bërë tatuazhe në këtë vend.

Kjo pasi Erkejda vendosur që paralelisht me studimet të punojë edhe me tatuazhet.

“Që fëmijë e kam patur me qejf pikturën.

Mami më tregon që kur isha dy apo tre vjeçe, edhe kur isha me temperaturë dhe e sëmurë nuk e lëshoja lapsin nga dora.

Një pjesë të mirë të vizatimeve ajo m’i ruan për kujtim dhe në fakt kur i shoh, sa më duken naive, aq edhe të bukura. Piktura është pasioni im i madh”, shkruan Gazeta Dita.

Erkejda ka ardhur në moshën 14-vjeçare në Tiranë për të bërë gjimnazin, ndërsa prindërit e saj jetojnë ende në Bulqizë.

E ëma është mësuese Frëngjishteje, ndërsa i ati menaxher kromit që nxirret nga miniera në atë qytet.

“Më ka pëlqyer gjithmonë të punojmë tatuazhe edhe pse vetë ende nuk kam asnjë të tillë në trup. Por besoj është kënaqësi kur për orë të tera punon me gjilpërë e bojëra për t’i realizuar dikujt një tatuazh që aq shumë e ka dëshiruar.

Ndryshe është të jesh piktore në telajo dhe ndryshe në lëkurën e njeriut, ndaj prej disa kohësh po i nënshtrohem një trajnimi nga djemtë e Oli Tatoo, të cilët i falënderoj që më kanë dhënë këtë mundësi për të qenë pjesë e studios së tyre”, tregon ajo.
Shtuar më 13/09/2018, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori