E zbulon vetë Messi: Djali im është tifoz i Realit dhe Liverpoolit
E zbulon vetë Messi: Djali im është tifoz i Realit dhe Liverpoolit
Lionel Messi ka rrëfyer se si djali i tij Mateo bën tifo për Real Madrid për të nevrikosur vëllain e tij Tiago.

Mateo, i cili do të mbushë 4 vjeç në shtator, vendos të marrë një pozicion kundërshtar kur vjen puna e çështjeve të futbollit, më së tepërmi për të nevrikosur vëllain e tij më të madh.

Faktin e ka konfirmuar vetë ylli argjentinas i Barcelonës, Messi.

"Ndonjëherë televizori është i ndezur dhe ai feston për golat e Real Madrid. Djali im Tiago nevrikoset dhe Mateo bën tifo për ata që ta mërzisë edhe më shumë", tregoi Messi për "TyC Sports".

Rrëfimi i Messit vijon edhe më tej teksa tregon se acarimi që shkakton Mateo nuk i adresohet vetëm të vëllait, por synon të tallet edhe me vetë "Pleshtin': "Ne po luanim në shtëpi dhe do të bënim gjuajtje. Mateo më tha: "Ti je Barça, ndërsa unë Liverpool, sepse do të të mund ty". Ai ka shumë për të mësuar".
Shtuar më 06/06/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori