Edy Reja: Panucci e ekzagjëroi me Strakoshën, vendos pas 24 orëve për stolin
Janë ditë vendimtare këto për Eduardo Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Lazios, i cili është kontaktuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për të marrë stolin e kombëtares së Shqipërisë, pas shkarkimit të një tjetër italiani, Christian Panuçi.

Edhe pse kanë qarkulluar disa emra, kandidati më serioz dhe me të cilin ka pasur edhe takim që ka zgjatur më shumë se një orë, është pikërisht ish-trajneri i Atalantës, që ka 3 vite që nuk stërvit. Në një intervistë të dhënë për ëëë.cittaceleste.it, Reja ka rrëfyer: "Kam kërkuar 24 orë kohë përpara se të përgjigjem.

U takova me federatën shqiptare. Të shohim se çfarë do të bëjë Shqipëria me Andorran". Më pas, një thumbim edhe për Panuccin në lidhje me dënimin e Strakoshës: "Një vonesë qëndron, e pashë dënimin e ekzagjeruar". /albeu.com/


Shtuar më 25/03/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori