E BUJSHME/ Greizmann informon Atleticon se do largohet
Antoine Griezmann do të luajë ndeshjen e tij përfundimtare me Atletico Madrid të shtunën, pas njoftimit të klubit dhe shokëve të tij se ai do të largohet nga klubi këtë verë.

Francezi gjatë një takimi me Diego Simeone dhe presidentin Miguel Angel Gil Marin, shprehu vendimin e tij se do të largohet nga Wanda Metropolitano.

Simeone deklaroi se Griezmann kishte treguar se donte të qëndronte në klub, por largimi i tij ishte diçka që kishte frikë. Prandaj, në vend që të përfshiheshin në një lojë manipulimi, si ajo që ndodhi verën e kaluar ku udhëheqësit në Atletico donin të dëgjonin nga vetë Nr.7 nëse do të qëndronte apo do të shkonte.

Fituesi i Kupës së Botës ishte i sinqertë në takim , duke artikuluar besimin e tij se cikli i tij me Atleticon kishte mbaruar. Megjithëse ai e falënderoi klubin për dashurinë që ka marrë që prej mbërritjes nga Real Sociedat në 2014, si dhe duke vënë në dukje përpjekjet e bëra për ta mbajtur atë në Wanda, Griezmann aludoi nevojën për një sfidë të re.

Kështu, ndërsa Griezmann negocion me Barcelonën , Revolucioni i Atleticos këtë verë do të përfshijë zëvendësimin e yllit të tyre dhe golashënuesit të rregullt gjatë sezoneve të fundit. Nuk do të jetë aspak një detyrë e lehtë. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori