Milani fitoi pjesën e parë 1-0 në përballjen ndaj Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Derbi “della Madonnina” u shoqërua me tension për shkak të sherrit mes Lukakut dhe Ibrahimovicit. Në
momentin kur mori faull
Lukaku iu drejtua Ibrës: "Mos më qesh në fytyrë".
Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë akuzat mes njëri-tjetrit,
ndërsa mediat italiane kanë zbardhur një bisedë mes dy futbollistëve të cilët tentuan përplasjen fizike por gjithçka u neutralizua nga shokët e skuadrës.
Kamerat kapën
momentin kur
Ibra i drejtohet sulmuesit belg duke i thënë: “Eja dalim jashtë stadiumit ta tregoj...”,
ndërsa përgjigja e Lukakut ishte: “Eja këtu më ke, shihemi më vonë”
Shtuar më 26/01/2021,
ora 22:41