Sonte në orën 22:05 minuta u luajtën një sërë ndeshjesh të
kthimit në kuadër të Europa League.
Kështu
Basel dhe St.
Etiene kanë zhvilluar "luftë" se cili ekip do të kualifikohej për më tej.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 3:2 për St.
Etiene, ndërasa ndeshja e
kthimit ishte dramatike.
St.
Etiene shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të të takimit dhe ishte në kualifikim, por se
Basel shënoi në shtesë duke ia marrë kualifikimin nga duart ekipit francez.
Dortmund u kualifikua për më tej pasi fitoi 1:0 në fushën e Portos.
United u kualifkua poashtu pasi shkatërroi 5:1 Mitdytllandin.
Molde arriti të fitojë 1:0 kundër Sevillas sonte, por se u skualifkua për shkak se ndeshjen e parë e kishte humbur 3:0.
Napoli barazoi 1:1 me Vilarealin, duke u
kualifkuar ekipi spanjoll pasi kishte fituar në ndeshje të parë.
Anderlecht u kualifkua me Olimpiakos pas shtesës. Loja e rregullt sonte në Greqi përfiundoi 1:0 për vendasit.
Kaq kishte dalë edhe ndeshja e parë në Belgjikë. Në shtesë
Anderlecht shënoi dy gola të tjerë duke marrë kualifikimin.
Ndërsa Totenham shkatërroi 3:0 Fiorentinën duke u
kualifkuar për më tej. /Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2016,
ora 23:30