"Elbasan Arena", gjithçka gati për ceremoninë e inagurimit (FOTO LAJM)

Gati për ceremoninë e inagurimit
Update - "Elbasan Arena" po bëhet gati për ceremoninë e inagurimit. Ambjentet e impiantit të ri kombëtar janë sistemuar dhe pritet ora 18:00 kur nis ceremonia dhe 18:30 kur nis ndeshja miqësore mes Kombëtares A dhe Elbasani U19.

Në inagurim do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti i FSHF Armand Duka, kryetari i bashkisë Elbasan Qazim Sejdini dhe shumë personalitete të politikës dhe sportit.

Hyrja në stadium është falas. /albeu.com/


09:29 - Sot në orën 18.30, në stadiumin më të ri të Shqipërisë, ekipi kombëtar i futbollit, do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër ekipit Elbasani U19. Kjo ndeshje e improvizuar, në kuadrin e përgatitjeve të skuadres kombëtare, për ballafaqimin kundër Danimarkës, do të jetë edhe inagurimi zyrtar i "Elbasan Arena".

Në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast, pritet që të jenë të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Presidenti i FSHF Armand Duka, Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe shumë personalitete të tjera si edhe figura të njohura të sportit.

Qytetarët e Elbasanit, do të kenë mundësinë që të shijojnë ndeshjen dhe stadiumin e ri të qytetit të tyre pasi hyrja do të jetë falas.

Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit, që të jenë të pranishëm në një event të tillë të rrallë, i cili do të mbetet në memorien e qytetit të tyre, si një ngjarje e paharrueshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014, ora 17:05
Tetovari
e Mërkurë 8 Tetor 2014, Ora 15:31
Me fat stadiumi. Urojme suksese dhe rezultate pozitive.
elbasanlliu
e Mërkurë 8 Tetor 2014, Ora 19:52
me fat po sahatin elektronik nuk po e shohim me ekran te madh
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori