Elbasani në "shtetrrethim", 700 forca sigurie për Skënderbeu-Dinamo Zagreb
Siguria në "Elbasan Arena" për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Dinamo Zagrebir duhet të jetë maksimale. Për këtë arsye, policia e Elbasanit është mobilizuar në maksimum për mbarëvajtjen e kësaj sfide të vlefshme për fazën Play-Off të Champions League.

420 efektivë policie do të jenë të pranishëm në stadium dhe në zonat që të dërgojnë drejt tij.

Kështu, 140 do të jenë punonjës policie nga FNSH-ja, 40 nga sektori i Qarkullimit Rrugor, 140 nga Seksioni i Rendit, 50 nga Seksioni i Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve si edhe 50 policë nga drejtoritë e tjera.

Përveç kësaj do të jenë afërsisht edhe 240 stjuartë të angazhuar nga klubi korçar për të kontrolluar dhe për të ndihmuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Ky do të jetë një test edhe për ndeshjen e tetorit, Shqipëri-Serbi. /albeu.com/


Shtuar më 19/08/2015, ora 16:51
Trim shqiptar
e Mërkurë 19 Gusht 2015, Ora 17:59
Mendoj eshte me mire ta alarmoni NATO-ne.... Hahhhaa
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori