Eliminoi prindërit? Kush është "fantazma" Adriatik Hadri
Durim e Suada Hadri u gjetën të vdekur të mërkurën pasi ishin goditur secili me nga një plumb, në shtëpinë e tyre në Prizren.

Çifti që jetonin në Suedi nuk dihet ende se si u vranë, por policia po kërkon të birin e tyre, i cili iku nga Kosova po në ditën që ndodhi krimi, dhe ende nuk është bërë ‘i gjallë’.

Në vendin e ngjarjes u gjenden vetëm dy viktima, një armë dhe disa gëzhoja plumbash. Pjesëtarët e familjes Hadri, dyshohet se u vranë një ditë më parë se të gjendeshin trupat e tyre. Policia e familjarët ende nuk e dinë se kush shtiu në drejtim të çiftit, por tashmë kanë një person që po e kërkojnë, djalin e tyre që po ashtu jeton në Suedi.

I biri i dy viktimave, Adriatik Hadri 35 vjeç, u largua nga Kosova për në Maqedoni e më pas në Greqi më 20 janar, në ditën kur besohet se ndodhi krimi. Që prej asaj dite, familjarët nuk po munden të vendosin kontakt me të.

Në fakt, personi në fjalë është ‘fantazmë’ edhe në rrjetet sociale, të cilat sot përdoren shumë.

Në një faqe suedeze, merifo.se ku ka të dhëna rreth banorëve që dalin prej departamenteve të Qeverisë, është edhe emri i Hadrit, ndonëse aty nuk tregohen shumë detaje rreth tij.

Adriatik Hadri ka lindur më 23 janar të 1984 dhe jeton në Stokholm. Ai ka banuar me qira në një lagje të quajtur Vastermalm.

Mirëpo, në këtë faqe nuk ka fotografi të tij, të dhëna rreth punës që bën, familjes e detaje të tjera.

Ndërkaq, as në rrjetet sociale nëpër internet, ai nuk ka as edhe një llogari private ndërsa as familjarët nuk kanë ndonjë fotografi të publikuar me të.

Kujtojmë që Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i hetuar të gjitha rrethanat të cilat ndërlidhen me rastin dhe që mund të zbardhin ngjarjen.

Shtuar më 24/01/2020, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori