Elseid Hysaj joshet me para nga Kina
Elseid Hysaj po kalon sezonin më të vështirë në karrierën e tij si futbollist tek Napoli.

Ai këtë sezon ka përfunduar në stol, teksa Ancelotti nuk po i jep nje vend titullari.

Megjithatë ofertat për shkodranin nuk kanë munguar. Përvec skuadrave Europiane, tashmë mbrojtësin e duan dhe në Kinë.

Mediat italiane ende nuk i kanë zbuluar emrat e klubeve nga Kina por raportojnë se interesimi i tyre është serioz dhe konkret.

Gjithashtu raportohet se skuadrat Kineze janë të gatshëm të joshin me para Napolin për ta lënë të lirë futbollistin shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori