Elseid Hysaj ndër 20 talentet më të spikatur në Europë (FOTO LAJM)

ELSEID HYSAJ (1994, NAPOLI)
Futbolli shqiptar ka njohur arritje të jashtëzakonshme në vitin 2015, duke arritur për herë të parë kualifikimin për në kampionatin Europian, por jo vetëm.

Pas Skënderbeut që arriti deri në fazën e grupeve në Europa League, edhe legjionarët tanë po bëjnë paraqitje fantastike, aq sa njëri prej tyre është cilësuar një ndër 20 talentët më të spikatur në Europë. Një vlerësim i veçantë ky për Elseid Hysaj, i cili aktivizohet me Napolin.

Gjiganti sportiv "Sky Sport" e ka përfshirë mbrojtësin shqiptar të Napolit në një klasifikim me 20 lojtarët e rinj që shpërthyen gjatë vitit që po lëmë pas.

“Djaloshi i datëlindjes ’94 e ka bërë të vetin krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po e shfrytëzon në maksimum mundësinë e madhe me fanellën e Napolit, duke qenë i pazëvendësueshëm për Sarrin si te Empoli edhe te Napoli. Elseid Hysaj është pa dyshim një ndër talentet më mbresëlënës që ka nxjerrë futbolli italian gjatë 2015-s, dhe do ta shohim protagonist edhe në Evropian me Shqipërinë”, thuhet në komentin e “Sky Sport”-it për shkodranin e kombëtares kuqezi.

Një vlerësim i madh ky për 21-vjeçarin, i cili e sheh veten mes emrave të tjerë të mëdhenj si Marsial i United, Tielemans i Anderlehtit, Çalhanoglu i Leverkusenit apo Haliloviç.
Shtuar më 26/12/2015, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori