Carlos Tevez udhëhoqi
Boca Juniros drejt një fitore të rëndësishme në Copa Libertadores, duke e mposhtur në udhëtim Porto Alegren.
Goli i vetëm i
ndeshjes u shënua nga
Carlos Tevez, në minutën e 63’ të
ndeshjes.
Ashtu siç pritej,
Tevez golin ia kushtoi Diego Armando Maradonës.
Tevez pas golit hoqi fanellën e tij, duke zbuluar atë që
Maradona kishte veshur gjatë kohës së tij te
Boca Juniors.
Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ndërroi jetë të mërkurën e javës së kaluar, pas komplikimeve me shëndetin e tij.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 11:14