Emri i parë, a do të jetë ky trajneri i ri i kuqezinjve?
Shqipëria është pa trajner tashmë pas largimit të De Biasit në mënyrë të papritur sot.

Menjëherë kanë nisur spekulimet për emrat e rinj, ndërkohë që kreu i federatës Armando Duka nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë edhe Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i De Biasit për pesë vite me radhë.

"Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Tramezzani e njeh mirë kombëtaren tonë"., - iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve nëse në vend të De Biasit mund të ulej Tramezzani. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2017, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori