Ergys Kaçe kontaktohet nga klubi i njohur grek
Futbollisti i Shqipërisë Ergys Kaçe mund të luajë me ekipin e Arisit të Selanikut. Mesfushori 27-vjeçar kërkohet nga klubi helen pasi PAOK-u mbylli bashëkpunimin me të.

Media greke “Sport24.gr” shkruan se menaxherët e Arisit po diskutojnë me Kaçen mundësinë që lojtari të përfaqësojë skuadrën e tyre.

Kaçe luajti sezonin e kaluar si i huazuar te Larisa duke asistuar 3 gola në 20 ndeshje. Prej vitesh, ai nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te PAOK-u duke u detyruar të huazohet në klube të ndryshme.

Nëse do të firmoste me Arisin, mesfushori me tipare do të mund të rifitonte besimin dhe reputacionin edhe të trajnerit të Shqipërisë Edi Reja.
Shtuar më 30/09/2020, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori