Ergys Kaçe shënon supergol në derbin e Athinës (VIDEO)

Pas Eros Grezdës, një tjetër futbollist i kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe tregoi sot se gëzon një formë mjaft të mirë, pasi u bë protagonist në derbin e Athinës mes Olympiacosit dhe Panathinaikosit.

Mesfushori shtatshkurtër shënoi një gol spektakolar në minutën e 61' të sfidës, gjuajti nga rreth 20 metra dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Olympiacosit.

Gjithsesi festa e Kaçes nuk mund të jetë e plotë, pasi skuadra nga Pireu barazoi sfidën në minutën e 95' me anë të Pape Cise, duke i rrëmbyer fitoren Panathinaikosit.
Shtuar më 11/11/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori