Eriksen po kalon orët e fundit te Interi, drejtori sportiv: Do vendosim në javët e ardhshme
Drejtori sportiv i Interit, Beppe
Marotta ka paralajmëruar se në
janar mesfushori Christian
Eriksen mund të largohet nga “San Siro”.
Danezi nuk ka raporte të mira me trajnerin Antonio Conte dhe shumicën e ndeshjeve është duke nisur nga stoli dhe zyrtarisht ka pranuar që nuk është i lumtur.
Marotta ka bërë të ditur se nëse lojtari kërkon largimin, atëherë do e shesin, kurse
javët e ardhshme janë vendimtare për Eriksenin.
"Nëse ndonjë lojtar dëshiron të largohet nga klubi, ne nuk do ta mbajmë".
"Christian është duke punuar si profesionist, por në
janar do vendosim për të ardhmen e tij. Nuk jemi në negociata të avancuara me ndonjë klub, por do shohim në
javët e ardhshme", u shpreh ai.
Eriksen pëlqehet nga Borussia Dortmundi dhe PSG-ja, derisa thuhet se mund të shkëmbehet me yllin e Arsenalit, Granit Xhaka
Shtuar më 22/11/2020,
ora 15:49