Erjona Sulejmani bëhet pjesë e ‘Temptation Island Vip’ (FOTO LAJM)

Kanë kaluar disa muaj tashmë që kur modelja shkodrane Erjona Sulejmani dhe mesfushori nga Tetova Blerim Xhemajli, vendosën t’i japin fund martesës së tyre, ndërsa tashmë gjithsecili vijon jetën e tij.

Bukuroshja shkodrane ka sjellë një libër të titulluar “Gratë e Futbollistëve” dhe ku sjell sekrete nga dhomat e zhveshjeve të shumë klubeve, por edhe marrëdhëniet bashkëshortore të protagonistëve të top-këmbës.

Tani Erjona do të jetë pjesë edhe e televizionit në Itali, pasi ka marrë ftesë nga Canale 5, për të qenë pjesë e emisionit “Temptation Island Vip”, një program i të mirënjohurës Maria De Filippi.

Shtuar më 28/08/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori