INTERVISTA/ Ernest Gjoka: Do rikthehem së shpejti në stol, Tirana dhe Partizani për titull, nga Kukësi u largova se nuk u arrit objektivi
Trajneri i mirënjohur Ernest Gjoka flet për largimin e bujshëm nga Kukësi dy muaj më parë, edhe pse klubi verilindor e kishte rikthyer atë sërish në pankinë pas 2 sezonesh kur dhe fitoi titullin kampion në vitin 2017.

Megjithatë, në një intervistë dhënë gazetarit të Albeu.com, Gerli Doko, Gjoka tregon se do të kthehet sërish në pankinë pasi aktualisht ka disa oferta.

Sa i përket debatit me Rudi Vatës dhe Mavrajt se ky i fundit duhet të largohet nga Kombëtaraja, Gjoka u shpreh se Kombëtarja ka nevojë dhe për veteranë, dhe se të gjithë së bashku duhet t’i japim shumë dashuri.


Intervista e plotë

1-Nesti me çfarë po merreni tani ?

-Në këto momente po merrem me disa punë të mijat private, dhe sigurisht pa harruar e studjuar Superligën.

2-Ju jeni një ndër trajnerët më të mirë në Shqipëri, te cila skuadër jeni ndjerë si në shtepinë tuaj?

-Ju falenderoj për komplimentin dhe më vjen mirë që vlerësohem. Unë me punën time ve gjithmoën disa rregulla, të cilat më bëjnë të jem në përgjithesi shumë i kujdeshem dhe i vëmendshëm deri në detaje, jam munduar që në të gjithë ekipet që kam trajnuar të lej një mendim pozitiv për punën dhe përkushtimin tim pavarsisht rezultateve që kam arritur. Në përgjithësi unë kam kaluar mirë në të gjitha ekipet që kam qënë dhe për hir së vërtetës vazhdoj të mbaj lidhje me shume njerëz nga deejtues dhe deri tek punetori i fushës. Gjithmonë kam pasur parimin që të jem sa më shumë bashkëpunues sepse përtej punës në rradhë të parë jemi njerëz dhe duhet të jemi shumë njerëzore dhe këtë gjë jam munduar ta kem gjithëkohës parasysh.

3-Do riktheheni të drejtoni një skuadër futbolli ?

-Sigurisht që do të kthehem, po pres momentin tim.

4-Cila skuadër mendoni se është favorite për titullin kampion ?

-Për mendimin tim janë pesë skuadra si Partizani, Tirona, Kukësi, Teuta dhe Laci Këto skuadra pres, një luftë të fortë sportive për kampionatin dhe Europën.

5-Çfarë nuk shkoi te Kukesi që u larguan pas vetëm 3 muajsh, ishte vendimi juaj apo i klubit për tu larguar ?

-Puna jonë kështu është, kur disa gjëra nuk realizohen ka debate dhe trajneri largohet.

6-Shume trajner shqiptare vitet e fundit kanë punuar ne Kosove, ju do e pranonit një ofertë nga Kosova ?

-Kjo është një gjë pozitive sepse tashmë ka dhe një treg tjetër dhe është një treg serioz dhe unë mendoj që midis nesh si një popull pse jo të mos kemi një rotacion midis jo vetem lojtaresh por dhe trajnerësh, dhe unë e shikoj si një gjë shumë të shpejte.

7-Kombëtarja shqiptare shkelqeu ndaj Islandes, mendoni se Reja është i duhuri për të udhëhëqur Kombëtaren ?

-Kjo fitore erdhi në momentin më të vështirë për Kombëtaren tonë dhe për mua ishte një ndeshje e fituar nën trysninë e pa vend të shume specialisteve dhe kjo e bërë këtë fitore shume të rëndësishme. Ne të gjithë duhet ta mbështesim Kombëtaren sa më shumë, ti japim sa ms shumë dashuri sepse është Kombetarja jonë.

8-Rudi Vata tha se Mavraj duhet të largohet nga Kombetarja, çfarë mendoni në lidhje me këtë debat ?

-Cdo njeri ka të drejten e tij të gjykoje, për mendimin tim ne kemi nevoje për disa lojtarë me pervojë për të qënë liderit e Kombëtares, dhe s’duhet të harrojme sakrificat e atyre për Kombetaren tonë.

9-Po në Europë për cilën skuadër ben tifo Nesti ?

-Une jam tifoz me Realin e Madridit, është dashuri e vjetër
10-Kosova po zhvillon fushatën e kualifilueseve në menyrë fantastike, besoni se "Dardanët" mund të shkruajne historine duke u kualifikuar në "Euro 2020" ?

-Kosova është një skuadër shumë e mirë e ndertuar me shumë kujdes dhe po bën një performancë të jashtezakonshme, Unë i uroj shume fat dhe dua t’i shikoj në Europian. /albeu.com/




Shtuar më 18/09/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori