Eros Grezda: Jam shumë i lumtur te Rangers, kam vetëm një problem (VIDEO)
Eros Greza është një nga pikat referuese në kombëtaren shqiptare. 23-vjeçari u transferua këtë verë në skoci te skuadra e Rangers teksa është nën urdhrat e ish legjendës së Liverpoolit Stevën Gerrard, shkruan Albeu.com.

Që pas transferimit në te skaudra e madhe skoceze Grezda ka luajtur vetëm 667 minuta, në të gjitha kompeticonet ku merr pjesë skuadra e Rangers. Ai gjithashtu ka shënuar dhe dy gola për Rangersin.

Ndërkohë faqja e klubit po interviston këtë fundviti lojtarët e vet dhe radha i ka mbërritur edhe Grezdës.

Në mënyrë të përmbledhur e të shkurtër ai iu është përgjigjur pyetjeve, duke nënvizuar: "Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangers-it. Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi teknik, lojtarët, tifozët dhe qyteti. Ushqimi dhe restorantet janë një pjesë tjetër, që dua ta veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë, kam filluar të mësohem edhe me to "përfudnoi 23 vjecari. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2018, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori