Është zyrtare: Sampdoria blen Ronaldon
Skuadra e Sampdoria në Itali ka zyrtarizuar blerjen më të fundit, dhe ka zgjedhur ta zyrtarizojë në faqen e tyre të Facebook.

Bëhet fjalë për Ronaldo Vieiran të cilin klubi i Sampdorias ka zgjedhur një mënyrë krejt të vecantë për ta zyrtarizuar duke përdorur të njëjtën foto që u bë virale kur Juventus zyrtarizoi Cristiano Ronaldon.

Ky status i Sampdori i ka hutuar të gjithë në fillim por më pas është shyqruar se bëhej fjalë për mesfushori nga Guinea që vjen nga kampionati anglez, ku aktivizohej me skuadrën e Lidsit.

“Lajm i fundit! Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i Sampdorias”, shkruhej në postimin e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori