Eto’o në telashe, zbulohet ngjarja tronditëse
Pëlqej
Samuel Eto’o është në një telash të vërtetë. Gjykata e Madridit ka pranuar kërkesën e një vajze të re 18 vjeçare për njohjen e atësisë nga sulmuesi që aktualisht është pjesë e Qatar SC.

Në kohën kur ai ishte pjesë e skuadrës së Real Madrid, pra kur ishte 19 vjeç, kishte lënë shtatzënë të dashurën e tij emri i së cilës nuk bëhet i ditur e cila solli në jetë vajzën jashtë territorit të Spanjës. 18 vjeçarja pretendon se kaq provat biologjike për të vërtetuar se Samuel është i ati i saj.

Mësohet se kjo është arsyeja që avokati ka pranuar kërkesën e saj për nisjen e prcesit për njohjen e atësisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori