Euro 2020 drejt shtyrjes, kampionatet përfundojnë në fund të qershorit?
Me shtyrjen për momentin të të gjitha ndeshjeve në dy kompeticionet më të rëndësishme europiane, Champions League dhe Europa League, dhe pezullimin e të gjithë liga më të rëndësishme europiane për shkak të emergjencës nga COVID 19.

Me shumë gjasa UEFA në mbledhjen që do të zhvillojë në 17 mars nëpërmjet një videokonferencë me qëndër në Nyon të Zvicrës do të vendosë edhe për shtyrjen e kampionatit europian të kësaj vere për një afat tjetër.

Se kur do të luhet Euro 2020 kjo nuk është ende e qartë pasi opsionet janë disa, megjithatë e sigurtë është që për të përfunduar kampionatet kombëtare dhe kompeticionet europiane për klube duhet të luhet deri në 30 qershor dhe në këtë mënyrë opsioni i vetëm është shtyrja e Euro 2020.

Në mbledhjen e 17 marsit do të marrin pjesë zyrtarë të UEFA-s, zyrtarë ECA shoqatës europiane të klubeve dhe 55 presidentët e 55 federatave të futbollit në Europë për të gjetur një zgjidhje dhe për të dalë nga kjo situatë e vështirë dhe delikate.
Shtuar më 13/03/2020, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori