Faji i pilotit pas ngjarjes së rëndë? Dalin detajet e reja nga rrëzimi i helikopterit të Koby Bryant
Piloti i helikopterit që transportonte Kobe Bryant,
vajzën e tij dhe 6 pasagjerë të tjerë të dielën u paralajmërua se ai ishte “shumë i
ulët” vetëm pak momente përpara se mjeti të rrëzohej duke i marrë jetën të gjithë personave në bord.
Regjistrimi audio mes pilotit dhe kontrollorët të
trafikut ajror, i siguruar nga “The Sun” zbulon se këta të fundit po përpiqeshin të drejtonin helikopterin, por humbën kontaktin me të në momentet përpara aksidentit fatal.
Legjenda e Los Angeles Lakers po udhëtonte me
vajzën 13-vjeçare Gianna; trajnerin e bejzbollit John Altobelli, gruan e tij Keri dhe
vajzën e tyre Alyssa; një prej trajnerëve në akademinë e të rinjve Kobe, Christina Mauser, ndërsa më vonë u zbulua dhe identiteti i dy pasagjereve të tjera, Sarah dhe Payton Chester.
Piloti është identifikuar si Ara Zobayan. Dukshmëria në zonën ku ndodhi aksidenti të dielën ishte shumë e
ulët për shkak të një mjegulle të dendur në jug të Kalifornisë, e cila kishte dëgjuar deri dhe policinë e Los Angelesin ta linte flotën e saj ajrore në tokë.
Piloti dëgjohet të flasë me kontrollorët e
trafikut ajror në lidhje me këtë në audio, dhe ata i thanë: “Jeni shumë i
ulët,” pilotit pak para rrëzimit.
Kjo nuk do të thotë që helikopteri në të vërtetë ishte shumë i
ulët ose afër tokës, sepse në fakt ishte në ngjitje në kohën e këtij paralajmërimi, thotë the Sun.
Por “shumë
ulët” nënkupton se një kontrollues i
trafikut ajror nuk është më në gjendje të sigurojë udhëzime sepse nuk mund të lexojë s`i duhet radarin.
Të dhënat e fluturimit treguan se në minutën e fundit përpara përplasjes fatale, helikopteri kishte kthyer drejtimin.
Shtuar më 27/01/2020,
ora 23:00