FANTASTIKE/ Ish-mbrojtësi i Skëndërbeut zgjidhet në formacionin më të mirë në botë

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti ka bërë paraqitje fantastike në sfidën e parë të Kosovës të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

25-vjeçari është përzgjedhur nga prestigjiozia "France Football" në formacionin më të mirë në Botë, me lojtarë të cilët kanë shkëlqyer këtë periudhë me skuadrat e tyre përfaqësuese. Aliti është në 11-shen e më të mirëve përkrah yjeve të tjerë si Mbape, Varane, Gnabri, Barkli etj.

Kujtojmë që mbrojtësi iu bashkua skuadrës së Kalmarit pak kohë më parë nga kampionët e Skënderbeut, duke bërë një hap të rëndësishëm në karierë. Ai asistoi te goli i barazimit në sfidën ndaj Bullgarisë të shënuar nga Arbër Zeneli.

Kjo është 11-sha më e mirë sipas "France Football":

Darren Kit (Afrika e Jugut) – Danilo (Brazil), Varane (Francë), Aliti (Kosovë), Shulz (Gjermani) – Dzudak (Hungari), Barkli (Angli), Spinacola (Itali) – Mbape (Francë), Zahavi (Izrael), Gnabri (Gjermani). /albeu.com/



Shtuar më 28/03/2019, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori