Faqja e UEFA-s uron Xhakën për ditëlindje me golin spektakolar (VIDEO)
Sot është një ditë tepër e veçantë për futbollistin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

Data 28 mars shënon ditëlindjen e mesfushorit të Bazelit. Kjo ditëlindje e gjenë ndryshe Xhakën, pasi vetëm disa ditë më parë ai u bë baba i një djali të quajtur, Klevis.

Urimet për të kanë qenë të shumta dhe së fundmi një surprizë për lojtarin ka ardhur edhe nga faqja e ‘UEFA EURO2020’, e cila i ka dedikuar një përshëndetje me rastin e datëlindjes.

Në të është postuar goli i shënuar nga mesfushori në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit, një takim të cilin Shqipëria e fitoi me rezultatin 1-0, pikërisht falë realizimit të Xhakës.
Shtuar më 28/03/2020, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori