Federata e Futbollit të
Argjentinës, ka shprehur ngushëllimet më të thella për
vdekjen e
Diego Armando Maradonës.
Legjenda argjentinase ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tigre.
"
Federata e Futbollit të
Argjentinës, përmes presidentit të saj Claudio Tapia, shpreh pikëllimin më të thellë për
vdekjen e legjendës sonë,
Diego Armando Maradona", thuhet në reagimin e tyre.
"Ju do të jeni gjithmonë në zemrat tona".
Shtuar më 25/11/2020,
ora 18:14